Benjamin Netanyahu ka përshëndetur një paketë historike prej 38 miliardë dollarësh amerikanë të negociuar nga administrata e mëparshme e SHBA-së dhe e lëvruar në kohë për të ndihmuar shtetin hebre të përballojë kërcënimin “kompleks” të paraqitur nga armiku i tij i vjetër, Irani.
Dy vjet pasi presidenti Barak Obama dhe kryeministri izraelit nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi, marrëveshja 10-vjeçare e financimit ushtarak hyri në fuqi të hënën, me fillimin e vitit të ri fiskal.
Netanyahu e mirëpriti marrëveshjen si mjet për të përballuar kërcënimin nga Republika Islamike e Iranit, pasi Departamenti i Shtetit vuri në dukje se paketa synon të mbrojë Izraelin nga “të gjithë kundërshtarët potencial rajonalë”, por kryesisht nga “sponsorizimi i regjimit iranian të grupeve terroriste”.