Ish-kreut të FMN-së i konfirmohet dënimi me burgim

E mërkurë, 03 October 2018 16:46

Gjykata e Lartë e Spanjës konfirmoi sot katër vjet e gjysmë burgim për ish-kreun e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Rodrigo Rato, për keqpërdorimin e kartave të kreditit të korporatave ndërsa ai ishte në krye të bankës spanjolle Bankia.

Gjyqtari i gjykatës më të ulët tani do të duhet të imponojë burgosjen e tij në ditët e ardhshme, sipas AP, duke kujtuar se Rato ishte kreu i FMN-së nga 2004 deri në 2007 dhe se ai më parë ishte figura kryesore në Partinë Popullore Konservatore Spanjolle dhe ministri spanjoll i Ekonomisë, transmeton kp.

Vitin e kaluar, Gjykata Kombëtare e dënoi Raton për keqpërdorim të fondeve në periudhën nga viti 2010-2012, kur ai ishte në krye të Bankës, e cila më pas u shpëtua falë ndërhyrjes së shtetit.

Rato më pas mohoi akuzat, ndërkohë që ai mori dënimin më të rëndë në mesin e 64 të pandehurve në këtë rast.

Login to post comments