Një fluturim Air Canada gjatë uljes kërcënoi të provokonte katastrofën më serioze dhe më të madhe në historinë e aviacionit, gjatë tentativës për tu ulur në aeroport, bën të ditur Agjencia Federale për Sigurinë e Transportit në SHBA (NTSB).
Ngjarja daton në 7 korrik 2017, kur aeroplani A320 i Air Canada me 140 persona në bord, gjatë tentativës përfundimtar, për tu ulur në aeroportin e San Franciskos, mori leje për të qëndruar në pistën 28R. Por piloti u ul në një tjtër pistë të aeroportit, paralelisht me atë kryesor, ku kishte katër avionë që prisnin ngritjen.
Vetëm disa metra larg, disa barriera e penguan avionin duke shmangur ndoshta aksidentin më të madh të aviacionit në histori", tha Bruce Landsberg, nënkryetar i Bordit të Sigurisë Kombëtare të Transportit duke publikuar raportin e agjencisë të lëshuar të premten.