Një shpërthim është regjistruar në selinë e partisë ‘Lega Nord’ Ala të Trentinos jugore, partinë që drejtohet nga ministri i Brendshëm italian Matteo Salvini.
Ngjarja në fjalë ndodhi gjatë natës, ndërsa nga shpërthimi pati vetëm dëme materiale. Fill pas rastit në fjalë ka reaguar edhe zv.kryeministri italian Salvini, i cili theksoi se pas ngjarjes fshihet një grup anarkistësh.
“Ata që vunë bombën ishin anarkistë. Mirënjohje për policinë, që reaguan me shpejtësi. Sot në 13:30 do vizitoj disa komuna në Trento”, tha Salvini.