Presidenti amerikan Donald Trump akuzon shkencëtarët e ndryshimeve klimatike se kanë “axhendë politike”. Trump ka shprehur edhe dyshimet që njerëzit të jenë përgjegjës për rritjen e temperaturave në botë.
Megjithatë, Presidenti amerikan theksoi se nuk beson më që ndryshimet klimatike të jenë shaka. Këto deklarata ai i bëri në një intervistë 60 minutëshe në televizionin amerikan CBS. Komentet e tij vijnë më pak se një javë pasi shkencëtarët bënë thirrjen e fundit për të ndalur rritjen e temperaturave në Tokë.
Shkencëtarët kryesorë në botë bien dakord se ndryshimi i klimës është ndikuar nga njerëzit. Një raport i Panelit Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike paralajmëroi se bota po shkon drejt rritjes së temperaturave me 3 gradë Celsius. Sipas shkencëtarëve, luhatjet e temperaturave po përkeqësohen nga aktiviteti njerëzor.