Një person u pastrehë për pak sa nuk vdiq nga plagët e marra kur u sulmua nga një qen pitbull në zonën e Bruklinit në Nju Jork.
Ai u shpëtua vetëm kur një gardian burgu aty pranë e qëlloi qenin në kokë.
Pitbull-i femër ishte në pronësi të një personi tjetër të pastrehë në atë vend.
Gardiani ishte jashtë detyre kur e pa skenën.
Mediat kanë publikuar edhe foton kur pronari i qenit i shtrëngon dorën oficerit pas veprimit që kreu.