×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Tragjedi hekurudhore në Indi ,60 të vrarë dhe qindra të plagosur

Saturday, 20 October 2018 16:44

60 persona  rezultojnë të vdekur dhe mbi 200 të tjerë kanë mbetur të plagosur kur një tren u përplas me një turmë njerëzish që po shikonin një shfaqje fishekzjarresh në Indi. Treni që goditi turmën po udhëtonte mes qyteteve Amrisar dhe Xhalandhar.

Policia tha se viktimat nuk e kishin dëgjuar zhurmën e trenit për shkak të fishekzjarreve.

Kryeministri Narendra Modi e cilësoi incidentin një tragjedi dhe u kërkoi autoriteteve lokale të ofrojnë të gjithë asistencën e nevojshme.

Kjo fatkeqësi, nxiti sërish thirrjet për reforma sa i përket sigurisë në sistemin hekurudhor në Indi, aty ku regjistrohen mijëra të vdekur çdo vit.

Login to post comments