×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Rishfaqet sëmundja e Lopës së Çmendur në Skoci

Saturday, 20 October 2018 17:07

Rishfaqet sëmundja e Lopës së Cmendur. Është verifikuar rasti i parë në një fermë për rritjen e kafshëve në Skoci. Lajmi është konfirmuar nga autoritetet vendore të cituara nga rrjeti britanik BBC.

Përgjegjësi për Ekonominë Rurale në qeverinë skoceze, Fergus Ewig ka thkesuar se ferma është izoluar, është ndaluar lëvizja e kafshëve dhe është ndërmarrë bllokimi i tregtimit të gjësë së gjallë apo të mishit.

Për momentin autoritetet sigurojnë së nuk ka asnjë rrezik të përhapjes, pasi rasti është verfikuar para cdo lloj kontakti me zinxhirin e ushimit për konsumatorët.

Episodi i parë i Lopës së Cmendur në Skoci që është i njohur për ferma të cilësisë së lartë dhe është ndeshur 10 vjet më parë. Britania e Madhe ishte vendi më i prekur nga epidemia e kaluar, me 180 mijë krerë lopë dhe më pas u përhap në shumë vende të botës.

Është një sëmundje ngjitëse që i transmetohet edhe njeriut. Simptomat e para janë problemet psiqike si depression dhe ankth dhe më pas evoluon në humbje të kooordinimit të lëvizjes dhe ekuilibrit duke arritur deri në paralizë. Nuk ekzistojnë terapi për këtë sëmundje e cila con në vdekjen e kafshës por edhe të njeriut.

Login to post comments