Një familje me 4 anëtarë është shuar në një aksident të rëndë automobilistik në Ankara të Turqisë. Sipas “Hurriyet”, 36-vjeçari Onur Elitok humbi kontrollin e mjetit në zonën e Etimesgutit duke u përplasur me shtyllën e tabelave rrugore, mbrëmjen e së martës.
Në vendngjarje mbërritën menjëherë policia, zjarrfikësit dhe shërbimet shëndetësore, por asgjë nuk mund të bëhej për drejtuesin e mjetit dhe bashkëshorten e tij Hilal Elitok (36), të cilët humbën jetën në vendngjarje.
Dy fëmijët e çiftit, Anıl, 2 vjeç dhe Furkan Emir, 9 vjeç, u dërguan me shpejtësi në spital, por nuk arritën tu mbijetojnë plagëve të marra, duke e bërë aksidentin edhe më tragjik.