Mesazhi që i dërgoi babait ia shpëtoi jetën – kjo është historia e turistes britanike!

E Enjte, 25 October 2018 09:03

Mary Kate Heys, 20 vjeçare, kishte hipur në një makinë me një njëri të cilin e kishte njohur gjatë qëndrimit në një hotel të përbashkët në jug-lindje të Queensland Brisbane, njofton BBC.

Ai ishte nisur në drejtim të kundërt, duke mos e lënë atë që të dalë jashtë nga makina.

Me këtë rast Heys i kishte shkruar babait të saj që ta lajmërojë policinë, duke i dërguar edhe lokacionin.

Policia zbuloi vendndodhjen e çiftit në Gympie, rreth 90 km larg nga hoteli, pas lajmërimit të rastit nga babi i saj.

Shoferi është një 22 vjeçar nga Suedia.

Ai nuk do të përballet me akuza, pasi që Heys tërhoqi padinë ndaj tij, tha policia.

Login to post comments