E lenë të kujdeset për shtëpinë, djali i vë flakën

E Enjte, 25 October 2018 12:46

Një burrë shkrumboi aksidentalisht shtëpinë e prindërve të tij, sepse përdori një flakëhedhës për të vrarë merimangat. Ai po kujdesej për shtëpinë e prindërve në Frenso të Kalifornisë, kur vuri re disa vejusha të zeza.

I frikësuar nga merimangat e rrezikshme, ai vendosi që të mos ia linte në dorë fatit, fatin e tyre, por mori një flakëhedhës për t’i vënë flakën. Por kjo “luftë” me merimangat bëri që e gjithë shtëpia të përfshihej nga flakët.

Fatmirësisht nga zjarri nuk pati të lënduar, ndërsa për shuarjen e flakëve u desh ndërhyrja e 29 zjarrfikësve.

Ndonëse mund të duket e çuditshme kjo nuk është hera e parë që zjarrfikësit ndërhyjnë për të shuar flakët, pasi dikush tenton të vrasë merimangat duke i vënë zjarrin.

Thuajse një vit më parë, të njëjtën gjë bëri në Arizona një tjetër person, duke i vënë sërish flakën shtëpisë. Ai jetonte në një zonë të largët dhe kur zjarrfikësit mbërritën në vendngjarje, flakët ishin përhapur nëpër lagje.

Login to post comments