Ky është momenti i rëndë kur një vrasës me pagesë futet normalisht në një restorant në Peru dhe qëllon për vdekjen ish-anëtarin e një bande kriminale.
29-vjeçari David Socrates Cortijo Torres, ishte një emër i njohur për autoritetet peruane, pasi kishte qenë një ndër anëtarët kryesorë të një organizate kriminale të quajtur ” Los Destructores” (Shkatërruesit).
Por ai duket se kishte hequr dorë nga kjo lloj jete dhe po shijonte një vakt me të dashurën e tij në një restorant kinez në San Juan de Lurigancho, Lima të Perusë, kur u qëllua për vdekje.
Pamjet e sigurisë tregojnë pikërisht momentin kur vrasësi futet qetësisht në restorant, i afrohet tavolinës dhe e qëllon 29-vjeçarin në kokë. Ngjarja e rëndë ndodhi të dielën, pak para mesnate.
Dëshmitarë thanë se autori u largua me shpejtësi me motor vendi i ngjarjes. Autoritetet policore besojnë se vrasja mund të jetë për shkak të hakmarrjes, ndërsa deri më tani nuk ka asnjë të arrestuar.