Natalia Rudenko, e cila peshon rreth 300 kg, është gruaja më peshën më të madhe në Rusi. Kjo gjë ka shqetësuar shumë fqinjët e saj, të cilët kanë frikë se një ditë Natalia Rudenko do t’i bjerë nga tavani direkt në tryezën e bukës.
Pallati ku jeton gruaja më e rëndë ruse është shumë i vjetër dhe i konsumuar. Galina Klimova, e cila jeton një kat më poshtë, thotë: “Sa herë që Natalia lahet, pikon uji te ne. Tavani ka nisur të bjerë pak nga pak dhe një copë suva desh i ra në kokë nipit tim 3-vjeçar. Sa herë që ajo ecën, dëgjojmë zhurmën e tavanit që kërcet. Kemi frikë se një ditë do të na bjerë përsipër”.
Natalia nisi të shtonte shumë në peshë pasi humbi një fëmijë dhe u braktis nga burri. “Rashë në depresion dhe nisa të haja pa pushim”, thotë gruaja që peshon 300 kg.