Shtetet e Bashkuara të Amerikës pritet që të dërgojnë trupa ushtarake në kufirin SHBA-Meksikë, në një kohë që karvani i emigrantëve vazhdon të marshojë përmes Meksikës.
Sipas amerikanëve, rreth 800 trupa do të vendosin tenda pranë kufirit dhe nuk kanë për qëllim vendosjen e rendit.
Karvani i emigrantëve u nis fillimisht nga Hondurasi. Disa thonë se origjina e marshimit erdhi nga një lajm i rremë në vendin e tyre, që thoshte se një biznesmen vendas, me banim në Amerikë, do të paguante për udhëtimin e emigrantëve. Emigrantët nisën marshimin dhe karvani shtohej nga dita në ditë, duke arritur deri në 7000.
Kur mbërritën në kufirin me Meksikën, autoritetet vendase iu përgjigjën thirrjes së Presidentit Donald Trump dhe u përpoqën t’i ndalojnë, por emigrantët e çanë gardhin që ishte vendosur dhe vazhdojnë udhën e tyre.