Gjendet kutia e zezë e aeroplanit që u rrëzua në Indonezi

E Enjte, 01 November 2018 09:29

Autoritetet në Indonezi gjetën "kutinë e zezë" të një aeroplani që u rrëzua të hënën në Detin Java.

Kutia përmban të dhënat e fluturimit JT 610, që i përkiste kompanisë Lion Air.

Aeroplani, me 189 njerëz në bord, u rrëzua shumë shpejt pasi u nis nga Xhakarta - kryeqyteti i Indonezisë.
Asnjë i mbijetuar nuk është gjetur.

Po ashtu nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar incidentin, por kutia e zezë tani pritet t'i ndihmojë ekspertët e sigurisë së aviacionit për të përcaktuar shkakun.

Ka pasur raporte se avioni ka pasur probleme teknike gjatë disa fluturimeve të mëhershme.

 

Login to post comments