Vrasja e gazetarit, ja çfarë mendohet se zbuloi për Arabinë Saudite

E Enjte, 01 November 2018 09:47

Ka hapur debate dhe ka nxitur shumë tensione jo vetëm në boten Arabe por edhe më gjerë vrasja e frikshme e gazetarit në konsullatën Saudite në Turqi.

Gazetari që u vra në konsullatën saudite në Stamboll pak para vdekjes mendohet se ka siguruar dëshmi të forta se ushtarët sauditë në Jemen po përdornin fosforin e bardhë kundër Hutive në Jemen.

Sipas të dhënave të reja, të cilat kanë “rrjedhur” nga qarqet diplomatike, gazetari saudit Jamal Khashoggi i cili para se është vrarë e copëtuar në konsullatën saudite në Stamboll, po planifikonte të botonte të dhënat se ushtarët sauditë kanë përdorur helme kimike në luftën në Jemen.

“Jam takuar me Khashoggin një javë para vrasjes së tij në konsullatë. Ishtë shumë i shqetësuar, më tha se ka siguruar dëshmi se Arabia Saudite ka përdorur fosfor të bardhë në luftërat kundër Hutive në Jemen”, ka thënë njëri prej bashkëpunëtorëve të gazetarit, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i njohur.

Të dhënat për këtë dëshmi i kanë Marrë mediat iraniane e britanike, me kusht që të mos e zbulojnë emrin e tij dhe pozicionin e vërtetë të deshmitarit.

Login to post comments