Ukrainë, vdes aktivistja anti-korrupsion pas sulmit me acid

Hënë, 05 November 2018 17:54

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, kërkoi publikisht që të gjenden dhe të ndëshkohen vrasësit e aktivistes anti-korrupsion Kateryna Handziuk. Ajo vdiq të dielën, gati tre muaj pasi u sulmua me acid. Aktivistët thonë se vrasja e saj ishte një mesazh ndaj të gjithë ukrainasve që përpiqen të sjellin ndryshimin në vend.

“U kërkoj organeve ligjzbatuese të bëjnë gjithçka për të gjetur dhe ndëshkuar vrasësit, të cilët duhet të sillen në bankën e të akuzuarve. Duhet të bashkojmë forcat të gjithë që ta realizojmë këtë gjë. Të ndihmojmë agjencitë e ligjit të gjithë së bashku, të ndihmojmë policinë të ndëshkojë këtë ligësi”, bëri thirrje Presidenti Petro Poroshenko.

Zonja Handziuk vdiq të dielën, gati tre muaj pasi ishte sulmuar me acid.

Ajo u operua 11 herë pas sulmit.

Në kujtim të saj, qindra njerëz u mblodhën jashtë ministrisë së brendshme në Kiev.

“Jemi së bashku në këtë përpjekje për të reformuar vendin tonë pas mundësive që na hapi Revolucioni i Dinjitetit. Sulmi ndaj Katias është një mesazh ndaj të gjithë shoqërisë, ndaj qindra njerëzve në qytete dhe fshatra që po përpiqen t’i rezistojnë sistemit të vjetër që kërkon të rikthehet”, thotë Oleksandra Matviychuk, aktiviste e të drejtave të njeriut.

Policia ka ndaluar një sulmues të dyshuar, por ende nuk dihet se kush porositi sulmin.

Prokurori i Përgjithshëm Yuriy Lutsenko pati thënë fillimisht se sulmi ishte vepër e separatistëve, por hetimet po vazhdojnë.

33-vjeçarja Kateryna Handziuk ishte aktiviste kundër korrupsionit dhe zyrtare e lartë në një port të rëndësishëm në jug të vendit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...