Potenciali i rritjes së Eurozonës, BQE: Është rimëkëmbur nga niveli i krizës së borxhit

Hënë, 05 November 2018 19:48

Potenciali i rritjes ekonomike të Eurozonës është rimëkëmbur nga nivelet e ulëta të krizës së borxhit, por qëndron poshte nivelit që ka qenë përpara krizës financiare, sipas Bankës Qendrore Europiane.

Institucioni theksoi se popullsia në plakje do t’i shkaktojë presione ekonomisë. Rritja e ngadaltë ekonomike ka qenë një problem thelbësor për Europën në dekadën e fundit dhe treguesit ekonomikë projektojnë se fuqizimi i këtyre 2 viteve po arrin drejt fundit.

Rritja potenciale ekonomike, apo norma që mund të ruhet pa gjeneruar inflacion të tepërt, ra poshtë 1%-shit gjatë viteve më të këqija të krizës dhe vlerësohet tashmë në 1.5%, sipas Bankës Qendrore Europiane.

“Vlerësimet e fundit tregojnë se potenciali i rritjes ekonomike është përmirësuar në vitet e fundit, pavarësisht se qëndron më poshtë se niveli përpara krizës financiare”, deklaroi banka.

Megjithatë, institucioni në Frankfurt theksoi se plakja e popullsisë pritet të shkaktojë presione në vitet e ardhshme.

Aktualisht, Eurozona po operon në një nivel pranë potencialit. Ekonomia e zonës së valutës së përbashkët u rrit me 1.7% në tremujorin e tretë, duke u ngadalësuar nga tremujorët e mëparshëm dhe studimi i BQE tregon se rënia e mëtejshme mund ta çojë ekonominë poshtë potencialit, duke hequr presionet ndaj nivelit të çmimeve.

Klevis Llaha/SCAN

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...