Qyteti kanadez refuzon të organizojë Lojrat Olimpike Dimërore 2026

E mërkurë, 14 November 2018 12:37

Banorët e qytetit kanadez Calgary kanë votuar me forcë kundër ofertës për të organizuar Lojërat Olimpike Dimërore 2026.

Më shumë se 56% e votuesve e hodhën poshtë idenë në mes të një pjesëmarrjeje të lartë në votim.

Vota e Calgary lë kryeqytetin suedez Stokholm dhe një ofertë italiane që përfshin Milanin dhe Cortina D'Ampezzo, si të vetmit kandidatë të mbetur.

Interesi për të organizuar Olimpiadën e Verës dhe Dimrit ka rënë, pasi kostoja e organizimit të ngjarjeve është rritur.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar do të përzgjedhë qytetin mikpritës të Olimpikeve Dimërore 2026 në  qershorin e ardhshëm.

Qyteti zviceran i Sionit, Sapporo në Japoni dhe Graz në Austri u tërhoqën nga oferta për Lojërat 2026 më parë këtë vit.

Erzurumi në Turqi është eliminuar nga procesi i tenderimit nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC).

Katër qytete evropiane - Oslo në Norvegji, Lviv në Ukrainë, Krakov në Poloni dhe Stokholm në Suedi, gjithashtu tërhoqën ofertat për të organizuar Lojërat Olimpike Dimërore 2022.

Opinioni publik në Norvegji thuhet se u nda pasi kostoja e Lojrave 2014 në Soçi të Rusisë kapte shifrën e 51 miliardë dollarëve.

Në garë mbetën Almaty në Kazakistan dhe kryeqyteti kinez Pekini.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar zgjodhi Pekinin si mikpritës të Lojrave Olimpike Dimërore 2022, kundrejt Almatit.

Pekini ka qenë mikpritës i Lojrave Olimpike Verore 2008 dhe bëhet kështu i vetmi qytet i botës që organizon lojra olimpike verore dhe dimërore.

Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach, e njoftoi vendimin sot gjatë sesionit të 128 të këtij komiteti në Kuala Lumpur të Malajzisë.

Pekini ka qenë mikpritës i Lojrave Olimpike Verore 2008 dhe thotë se do të përdorë përsëri shumë nga objektet e atyre lojrave.

Kazakistani nuk ka qenë asnjëherë mikpritës i lojrave olimpike.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...