×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Dy vajza ndërrohen në maternitet, fati i njërës doli i tmerrshëm

E mërkurë, 14 November 2018 12:56

Kjo është ajo që ka marrë nga jeta një vajzë e cila në fakt fatin duhet ta kishte ndryshe, sepse plot 30 vjet më parë, e ndërruan në maternitet duke ia dhënë prindërve të gabuar.

Lusia (Luciya) është duke përjetuar shok të dyfishtë në këto ditë të ndërrimit të viteve.

Ajo sapo ka mësuar të vërtetën e fortë: Prindërit që ajo 30 vjet rresht i quante si të tillë, nuk janë të saj.

 

Gjithçka nisi më 29 janar 1987 kur, Zoya Tuganova, sot një 69 vjeçare nga Chelyabinsk në Rusi, solli në jetë një vogëlushe.

Ajo e pa vetëm një çast të bijën e saj të vërtetë.

Disa orë më vonë, pasi qetësohet nga lindja, i vjen në prehër një vogëlushe.

Edhe sot, tre dekada më pas, ajo e kujton atë moment kur e pa dhe nuk iu duk të ishte e saj.

Por a duhet t’i besonte bluzave të bardha? Duke qenë se kishte dyshime, ajo i tha atyre në atë kohë se vajza që i sollën në shtrat nuk i duket e njëjta që kishte parë menjëherë pas lindjes në sallë.

Përgjigjja e personelit ishte e ashpër dhe nuk linte shteg për të vazhduar më tej në kërkimin e së vërtetës. Madje e kërcënuan se do ta mbyllnin në psikiatri për këtë pretendim që hodhi.

Zoya e mori në shtëpi fëmijën që nuk ishte e saj dhe e rriti atë.

Katia (Katya), vajza jobiologike e Zoyas, u rrit me përkushtim për vite me radhë.

Sakaq, vajza e vërtetë e Zoyas, Lusia, iu dha një nëne tjetër, Elvira Tuligenova. Burri i saj, nuk ia dha kurrë atësinë Lusisë, pasi e shihte që nuk ngjante me të dhe në familje plasi sherri për ndershmëri.

Ai besonte se e shoqja kishte dashnor që madje e kishte lënë shtatzënë. Në këto rrethana, ai vëzhgon të shoqen dhe mashkullin më të parë që pa të shoqërohej me të, iu sul dhe e vrau. Përfundoi në burg duke lënë pas një trishtim të thellë familjar.

Elvira iu dorëzua alkoolit, e vrarë shpirtërisht nga gjithë sa ndodhi, raporton noa.al që përktheu historinë e plotë që ju sjell në këtë raport.

Pak më vonë vdes. Lusia dhe vëllezërit e saj mbeten jetimë dhe përfundojnë në një jetimore.

Në anën tjetër, Katia po e përjetonte keq vitet e fundit, dyshimin e nënës se nuk ishte vajza e saj. Ajo nisi të kërkonte për të vërtetën dhe ia doli të gjejë Lusinë pas një kohe të gjatë kërkimesh të lodhshme.

Duke folur me “Siberian Times”, Zoya rrëfen momentet kur pa Lusinë. “Kur e pashë, e dallova përnjëherë ngjashmërinë mes nesh. Jam e shkatërruar nga ajo që jeta na solli”.

Katia nga ana e saj, pohon se nëse ajo do të përfundonte te familja biologjike, do të kishte vdekur, pasi në vogëli kishte pasur probleme me shëndetin për të cilat ishte nën kujdes të plotë nga prindërit jobiologjikë.

Ndërkaq, Zoja është e irrituar nga ajo që ka ndodhur. “Dikush duhet të paguajë për këtë gabim. I mbaj mend ende emrat e mjekëve dhe shpresoj që të bëhet drejtësi për këtë që ka ndodhur”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...