Kur pjesëtari i Marinës Amerikane, Leo Stokley vdiq, s’ishte askush që të mbante zi për të. Veterani 69 vjeç i Vietnamit nuk kishte familjarë biologjik dhe kështu askush nuk erdhi për trupin e tij tek varrezat e veteranëve në Tennessee.
Drejtori lokal i varrezave më pas vendosi një njoftim që t’iu tregonte njerëzve për varrimin, duke pritur që bile dikush të vinte në varrimin e tij. Por, ai nuk ia kishte idenë se shumë njerëz do të shfaqeshin më pas në varrim.
Kur faqja “U.S Army W.T.F.! moments” e publikoi njoftimin në Facebook, më shumë se 2,700 njerëz do ta shpërndanin menjëherë postimin.
“Të nesërmen në mëngjes gjithçka ndryshoi”, tha drejtori Alan Desmond për WKRN. “Telefoni nuk pushonte, mesazhet dhe emailet nuk pushuan që nga atëherë”, tha ai.
Në ditën e funeralit, një turmë e madhe e njerëzve u shfaq për të përkrahur veteranin duke përfshirë tre gra që ishin kujdesur për të gjatë ditëve të tij të fundit të jetës.