Deputetët konservatorët kanë kërkuar votim mosbesimi ndaj kryeministres Theresa May, duke çuar procesin e Brexit në kaos.
Ata u shprehën se nuk kishin më besim tek kryeministrja mbi marrëveshjen për daljen nga BE.
"Unë do të kundërshtoj votimin e mosbesimit mesa do të mundem,"-tha May.
Ndërsa theksoi se një kryeministër i ri që do vijë duhet të hedhë poshtë ose të zgjerojë nenin 50, mekanizmin që e nxjerr Britaninë nga BE më 29 mars, "duke vonuar apo edhe duke ndalur Brexit".
Deputetët konservatorë do votojnë sot (12 dhjetor) nga ora lokale 18:00 deri në 20:00.
Ndërsa rezultati pritet të dalë një orë pas votimit.
May u shpreh se: "Ndryshimi i liderit të partisë Konservatore do vendosë të ardhmen e vendit në rrezik si edhe do krijojë pasiguri kur ne mund ta përballojmë atë".
Ajo theksoi se zgjedhja e lidershpit të partisë nuk do të ndryshonte bazat e negociatave apo aritmetikës parlamentare.
"Javët e shpenzuara për të shkatërruar njëri-tjetrin do krijojnë më shumë përçarje ashtu siç duhet të qëndrojmë së bashku për t'i shërbyer vendit tonë. Kjo nuk do të ishte në interesin kombëtar,"-tha May në deklaratën e saj.
Nëse May shkarkohet pas votimit, do zhvillohet një garë që mund të zgjasë deri në gjashtë javë për t'u përfunduar.
Mbrëmjen e së martës, ministrat paralajmëruan se nëse sfida rezulton e suksesshme për konservatorët, neni 50 mund të pezullohet.
Kandidatët e mundshëm për të udhëhequr Partinë Konservatore dhe për t'u bërë kryeministri i ri përfshijnë ish sekretarin e jashtëm Boris Johnson, sekretarin e brendshëm, Sajid Javid, sekretarin e jashtëm, Jeremy Hunt dhe sekretarin ndërkombëtar të zhvillimit Penny Mordaunt.