Alarm për bombë në zyrat e Facebook-ut, evakuohen punonjësit

E mërkurë, 12 December 2018 14:53

Zyrat qendrore të Facebook në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë evakuuar pas një alarmi për kërcënim.

Një telefonatë anonime njoftoi për një bombë në këto zyra. Në vendngjarje shkuan forcat policore dhe ekspertët anti-eksploziv, të cilët evakuuan të gjithë stafin dhe nisën kontrollet në ndërtesë.

Alarmi rezultoi fals dhe nuk kishte asnjë rrezik për lëndë plasëse. Në këto zyra kishte edhe punonjës të Instagram, përveç atyre të Facebook.

Pavarësisht se alarmi rezultoi fals, policia lokale vazhdon të monitorojë situatën. Mediat amerikane raportojnë se mundësia e një sulmi në kompaninë teknologjike duhet të merret në konsideratë, pas të shtënave me armë që ndodhën në zyrat e YouTube në muajin Prill, ku u vranë tre punonjës. cityradioalbania

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...