Papa-politikanëve: Mos fajësoni emigrantët për gjithçka

E mërkurë, 19 December 2018 13:46

Papa Françesku dënoi të martën udhëheqësit nacionalistë që fajësojnë emigrantët për problemet e vendeve të tyre dhe që nxitën mosbesimin në shoqëri duke ndjekur politika ksenofobike e raciste.

Papa 82-vjeçar, i cili ka mbrojtur emigrantët, i bëri komentet në mesazhin e tij për Ditën Botërore të Paqës.

Mesazhi i Papës do ti dërgohet krerëve të shteteve, qeverive dhe organizatave ndërkombëtare.

Deklarata e tij vjen në një kohë kur emigracioni është një nga çështjet më të diskutueshme në vende të tilla si Shtetet e Bashkuara, Italia, Gjermania dhe Hungaria.

"Thirrjet e politikanëve që tentojnë të fajësojnë për çdo të keqe emigrantët dhe i privojnë të varfërve shpresën janë të papranueshme,"-tha Papa, i cili nuk përmendi asnjë vend apo udhëheqës.

Ndërsa shtoi se në kohët e sotme "ka një klimë  mosbesimi të rrënjosur në frikën tek të tjerët ose tek të huajt, ose nga ankthi rreth sigurisë personale të dikujt".

"Mosbesimi shihet edhe në nivel politik, në qëndrimet e refuzimit ose në format e nacionalizmit që vënë në pikëpyetje vëllazërinë, për të cilën bota jonë e globalizuar ka një nevojë kaq të madhe,"-tha Papa.

Login to post comments