Roma dhe Brukseli duket se i kanë sheshuar mospajtimet dhe kanë arritur një kompromis pasi kryeministri Giuseppe Conte i premtoi BE se vendi i tij do të reduktonte deficitin e vitit 2019.
Një marrëveshje është arritur në komisionin evropian duke i dhënë fund përballjes mes Italisë dhe BE. Komisioni evropian ka vendosur të mos nisë procedurat për deficitin e tepruar të Italisë Pavarësisht se zyrtarët thonë se kjo nuk zgjidh problemet ekonomike të Italisë në plan afatgjatë.
Kryeministri Conte ndërkohë kërkoi maturi duke thënë se duhet pritur që procedura të përfundojë në mënyrë që të konsiderohen negociatat përfundimisht të mbyllura.
Ai pritet tani të dalë para parlamentit evropian. Javën e shkuar konte kish thënë se Italia ishte e gatshme të reduktonte deficitin e saj të 2019 nga 2.4 në 2.04 për qind të GDP, pas një takimi me presidentin e komisionit evropian Jean Claude Juncker.
Qeveria e re e Italisë tentoi të implementonte një buxhet të tejfryrë që përfshinte reduktim taksash dhe përcaktimin e të ardhurave universale.
Me propozimin, Italia do të shkelte rregullat e BE për limitin e deficitit buxhetor, duke rrezikuar ndëshkim nga blloku. Përplasja me Brukselin shqetësoi edhe investitorët, rriti koston e huamarrjes së Italisë dhe trazoi bursat.