15% e vdekjeve të fëmijëve në SHBA, nga armët e zjarrit

E Enjte, 20 December 2018 11:17

Në vitin 2016 rreth 3 143 fëmijë dhe adoleshentë vdiqën nga plagët me armë zjarri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sipas statistikave.

Këta fëmijë përbënin 15,4 % të të gjithë atyre amerikanëve midis moshës 1-19 vjeç, të cilët vdiqën në vitin 2016.

Vdekja nga helmimet tek fëmijët ose mbidozimi fatal i drogës ishte 982. Vdekjet e fëmijëve nga armët e zjarrit në vitin 2016 u tejkaluan vetëm nga ato të shkaktuara nga aksidentet automobilistike, 4 074.

“Fëmijët në Amerikë po vdesin ose po vriten me ritme të turpshme”, thotë mjeku Edward W. Campion në një editorial të botuar së bashku me raportin e ri mbi shkaqet vdekjeve të fëmijëve.

Shkalla e vdekjeve të fëmijërisë të shkaktuara nga armë në SHBA ishte 36 herë më e lartë se sa norma e krahasuar me 12 vende të tjera me të ardhura të larta.

Kroacia, Lituania dhe Suedia  kishin norma rreth 20 herë më të ulëta se ato në SHBA.

Modifikuar më E Enjte, 20 December 2018 11:18
Login to post comments