Tërmet i fuqishëm pranë vullkanit Etna në Siçili

E mërkurë, 26 December 2018 08:32

Një tërmet i fortë ka goditur Siçilinë në zonën rreth vullkanit më aktiv në Europë, Etna. Tërmeti ka qenë me magnitudë 4.8 dhe janë plagosur dy persona, raportojnë mediat italiane. Disa ndërtesa pësuan dëmtime si pasojë e lëkundjeve sizmike.

Mes banorëve u përhap panik, të cilët dolën në rrugë të frikësuar. Sipas disa raportimeve të mediave italiane, lëkundjet sizmike u ndjenë edhe në Catania, një qytet me më shumë se 300 mijë banorë. Ky është tërmeti më i fortë përreth vullkanit Etna në harkun kohor të dy ditëve, duke pasuar kështu me shumë se 130 lëkundje.

Të hënën, vullkani më aktiv në Europë u zgjua. Hiri vullkanik mbuloi fshatrat përreth dhe shumë fluturime nga aeroporti i Catanias u anuluan. Kurse banorëve që ndodheshin në zonat aty pranë iu dhanë njoftime për t’u larguar.

Login to post comments