Marina mbretërore marokene shpëtoi të enjten në Mesdhe 367 emigrantë ku shumica vinin nga Afrika subsahariane që përpiqeshin të arrinin brigjet spanjolle, njoftuan burime ushtarake.
“Emigrantët e shpëtuar, mes të cilëve edhe gra dhe fëmijë, ishin në vështirësi në bordin e shumë anijeve shpëtimi”, sipas të njëjtave burime.
“Maroku ka bllokuar 68 000 përpjekje imigracioni klandestin dhe ka shkatërruar 122 rrjete kriminale aktive mes janarit dhe shtatorit”, sipas një bilanci të fundit zyrtar