Autoritetet gjermane konfiskuan gjatë vitit 2018 më shumë kokainë se ndonjëherë më parë. Rreth 9 tonë drogë u kapën brenda një dite prillin e këtij viti nëpër kontenierë në portin spanjoll të Algeciras. Vlera e saj në treg ishte gati gjysmë miliard euro. Sasia rekord u konsiderua tregues i një fenomeni të cilin hetuesit gjermanë e quajne “cunami nga Amerika Jugore”.
Sipas një vlerësimi të Zyrës Federale të Kriminalistikës në Gjermani, këtë vit është rritur ndjeshëm sasia e konfiskuar e kokainës në Gjermani. 608 tonë u siguruan në vend deri në muajin nëntor. Arsyeja e një sasie të tillë me lëndën narkotike qëndron në radhë të parë, sipas autoriteteve, tek sasitë e mëdha të prodhuara në shtete si Kolumbia, Peruja dhe Bolivia.
Ndërkohë, vazhdimësia e fluksit të madh të futjes së drogës ka bërë që ajo të ruhet e pastër në shitjen nëpër rrugë me të njëjtin çmim.