Debate për “Lista e Shindlerit”; zemërim në mesin e AfD

Premte, 04 Janar 2019 22:49

Një kinema gjermane shkaktoi zemërim mes anëtarëve të partisë Alternativa për Gjermaninë pasi i ofroi hyrje të lirë në shfaqjen e filmit të vitit 1993, “Lista e Shindlerit”.

Kinemaja Cinexx ne Hachenburg e ka planifikuar në 27 janar filmin e Steven Spielberg, i cili rikrijon disa prej tmerreve më të mëdha të përjetuara nga hebrenjtë europianë nën regjimin nazist.

Por pjesëtarë të AfD në landin Rhineland-Palatinate u ndjenë të ofenduar, sepse mendojnë që hyrja e lirë e lidh partinë e tyre me holokaustin.

“E konsiderojmë lidhjen e AfD me Holokaustin, shfarosjen massive te njerëzve të besimit hebre, si një gabim të papërshkrueshëm”, thuhet ne deklaratën e nxjerrë prej kësaj partie.

Lideri i saj në Rhineland-Palatinate, Uwe Junge, shkroi një mesazh të ashpër në twitter. “Një tjetër përpjekje e ngathet për ta afruar AfD-në me nacional-socializmin. A ka të bëjë me këtë vallë Hendrik Hering, kryetari i grupit socialdemokrat në parlamentin rajonal? Sepse Hachenburgu është zona e tij zgjedhore”, ishte akuza e Junges.

Kinemaja vete nxori një deklarate ku sqaronte se ofron një gamë të gjerë filmash për grupe të ndryshme dhe se nuk beson që të gjithë votuesit e AfD-se janë nazistë. Ajo shtoi se i ofron rregullisht hyrje të lire shoqatave dhe federatave.

Login to post comments