Kisha Ortodokse në Ukrainë shkëputet nga Kisha Ruse

Saturday, 05 Janar 2019 16:38

Kisha Ortodokse e Ukrainës ka fituar pavarësinë dhe është shkëputur nga Kisha Ruse, duke shënuar një ndarje historike. Patriarku Bartholomew, kreu i Kishës Ortodokse Botërore, firmosi një dokument që shënon pavarësinë e Kishës Ukrainase. Dokumenti u nënshkrua në Stamboll të Turqisë.

Kisha e Ukrainës, për shekuj me radhë, ka qenë nën autoritetin e Kishës Ortodokse Ruse në Moskë. Gjatë nënshkrimit të dokumentit, të njohur si “tomos”, i pranishëm ka qenë edhe Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, i cili udhëtoi drejt Stambollit. Ceremonia në katedralen e Shën Gjergjit u transmetua drejtpërdrejt në televizionin ukrainas. Stambolli mbeti qendra e Kishës Ortodokse pasi turqit myslimanë pushtuan qytetin, që në shekullin e XV njihej me emrin Kostandinopoja.

Pas shkëputjes së Kishës Ukrainase, Kisha Ortodokse Ruse që është më e madhja në botë, ka prerë lidhjet me Patriarkanën e Kostandinopojës, autoriteti shpirtëror i Kishës Ortodokse Botërore. Ky veprim vjen pas njohjes së pavarësisë së Kishës së Ukrainës.

Login to post comments