Jep dorëheqjen ministri i Mbrojtjes në Greqi

Diel, 13 Janar 2019 11:26

Ministri i Mbrojtjes në Greqi, Panos Kamenos ka dhënë dorëheqjen. Ministri dhe njëkohësisht lideri i partisë ANEL, Panos Kammenos ka deklaruar se partia e tij do të tërhiqet nga koalicioni me qeverinë greke, pas takimit me kryeministrin Alexis Tsipras.

Pas takimit në rezidencën Maximos, në një deklaratë për shtyp Kammenos tha se pati një bisedë të gjatë me kryeministrin.

 “Patëm një bashkëpunim që zgjati plot 4 vite në një qeveri për unitet kombëtar. Ne arritëm shumë sëbashku. Falenderova kryeministrin. Në çështje kombëtare, bashkëpunimi nuk mund të vazhdojë. ANEL tërhiqet nga qeveria,” tha ai.

Login to post comments