Është arrestuar në Bolivi terroristi i njohur italian Cesare Battisti, njoftoi këshilltari i presidentit brazilian, Jair Bolsonaro.
Në dhjetorin e kaluar, gjykata braziliane urdhëroi arrestimin e italianit, i cili ishte larguar nga vendi dekada më parë dhe ishte dënuar në mungesë për vrasje.
Bolsonaro deklaroi se arrestimi i Battistit ishte një dhuratë e vogël për Italinë. “Battisti u kap! Demokracia është më e fortë se terrorizmi”, deklaroi ambasadori italian në Brazil, Antonio Bernardini.
Battisti, anëtar dhe themelues i grupit radikal italian ”Proletarët e armatosur për komunizmin” u dënua në vitin 1993 për katër vrasje politike në vitet ’70.
Gjatë viteve ’60-’80, Italia u përfshi nga dhuna e ekstremistëve të majta dhe të djathta që çuan në vdekjen e qindra njerëzve.