Rrethimi i militantëve islamikë në kryeqytetin e Kenias, Nairobi përfundoi dhe të gjithë sulmuesit janë "eliminuar", njoftoi presidenti kenian Uhuru Kenyatta. Militantët sulmuan një hotel luksoz në Nairobi duke lënë të vdekur të paktën 14 veta. Sulmi ndaj ndërtesës, e cila gjendet në distriktin Westlands, filloi të martën nga disa militantët të armatosur.
Zyrtarët fillimisht thanë se rrethimi përfundoi të martën në mbrëmje, por herët të mërkurën pati të shtëna dhe shpërthime të tjera.
Gjatë një fjalimi në televizion presidenti Kenyatta shtoi se mbi 700 civilë ishin evakuuar në mënyrë të sigurtë. Më herët Kryqi i Kuqi i Kenias tha se numri i viktimave është 24.
Autoritetet kanë identifikuar njëmbëdhjetë kenianë, një amerikan dhe një britanik ishin midis viktimave. Grupi militant me bazë në Somali al-Shabab ka marrë përgjegjësinë për sulmin. Nuk është e qartë se sa sulmues ka pasur.