A do ta tërheqë Presidenti Trump Amerikën nga NATO-ja?

E mërkurë, 16 Janar 2019 16:28

Sipas një njoftimi të gazetës New York Times, Presidenti Donald Trump u tha disa herë ndihmësve vitin e kaluar se ai donte t’i tërhiqte Shtetet e Bashkuara nga Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut ose NATO-ja, e krijuar në vitin 1949.

Megjithëse publikisht Presidenti Trump i është kthyer shumë herë kësaj çështjeje, ekspertët e politikës së jashtme thonë se një tërheqje amerikane do ta dobësonte aleancën dhe do të inkurajonte Presidentin rus Vladimir Putin, i cili e kritikon NATO-n prej kohësh.

Prej 70 vjetësht, NATO-ja shihet si një shtyllë e rëndësishme qëndrueshmërie nga presidentët dhe ligjvënësit amerikanë si demokratë edhe republikanë.

Por pikëpamjet e zotit Trump mbi NATO-n gjatë fushatës së tij të vitit 2016 binin ndesh me këtë konsensus dypartiak.

"Më lejoni t'ju them se NATO-ja është e vjetëruar, është 67 vjeçare, ose mbi 60 vjeçare. Ajo nuk merret me terrorizmin, merrej me Bashkimin Sovjetik, i cili nuk ekziston më", tha Presidenti Trump në një rast.

Që nga zgjedhja e tij, Presidenti Trump ka thënë se nuk e shikon më NATO-n si të vjetëruar. Por vazhdimisht u bën trysni aleatëve evropianë për të rritur kontributet e tyre, si në takimin e nivelit të lartë korrikun e kaluar:

"Për vite me radhë presidentët kanë ardhur në këto takime dhe kanë folur për shpenzimet, shpenzime të jashtëzakonshme për Shtetet e Bashkuara. Është bërë përparim i jashtëzakonshëm, të gjithë kanë rënë dakord që t’i shtojnë ndjeshëm kontributet. Dhe do t’i shtojnë në nivele që nuk ishin menduar ndonjëherë më parë,” tha zoti Trump.

Duke reaguar ndaj njoftimit të gazetës New York Times, analistët thonë se largimi i sekretarit të mbrojtjes James Mattis i ka bërë të shqetësohen për të ardhmen e NATO-s.

"Mendoj se Sekretari i Mbrojtjes Mattis ka qenë frenuesi kryesor në ambiciet dhe interesat e Presidentit Trump për t’u larguar nga aleanca. Heqja e tij krijon një mundësi të madhe për presidentin ose për cilindo tjetër në administratë që nuk e sheh vlerën e NATO-s që të kërkojë tërheqjen nga NATO-ja", thotë Mark Simakovsky i Këshillit të Atlantikut.

Nëse kjo ndodh, Presidenti rus Vladimir Putin do të jetë përfituesi kryesor, paralajmëron zoti Simakovsky:

"Do të ishte një dhuratë e rëndësishme për të. Ai do ta shihte këtë si ftesë të hapur për një agresion të ardhshëm në Evropë".

Disa ekspertë thonë se ndoshta ka ardhur koha që Kongresi i SHBA t'i dërgojë një mesazh presidentit duke zhvilluar një votim simbolik për të treguar se sa jetike është NATO-ja për sigurinë kombëtare të SHBA dhe për qëndrueshmërinë botërore.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...