I ftohti Arktik do të mbajë të mbërthyer me ngrica dhe stuhi të forta ere Amerikën e Veriut deri të premten. Zonat që sonte do përfshihen nga mot i acartë do të jenë Dakota e Jugut dhe Veriut, Minesota, Ajua, Uiskonsin ndërsa të enjten, acari shtrihet në shtetet e Ilinois, Indiana dhe Ohajo.
Parashikohet që gjatë kësaj periudhe, termometri të zbresë deri në 40°C NEN ZERO, vlera të cilat për shumë zona, do të thyejnë rekordet minimale absolute, të shënuara ndonjëherënë historinë e matjeve Amerikane.
Më e zbutur situata paraqitet në Brigjet Lindore të SHBA-ve, ku moti i acartë do të godasë të premten ulur temperaturat në shtete si Nju Jork, Uashington dhe të tjera në bregun Lindor të Amerikës, vetëm 4-5 gradë poshtë vlerave tipike të dimrit.