Fytyra e vërtetë e Venezuelës, CNN sjell vuajtjet e popullit

Tuesday, 29 Janar 2019 22:22

Një vështrim në fatkeqësinë e pafund të Venezuelës, vendi që prodhon krizën më të madhe të refugjatëve në botë. Nafta I bëri ata më të pasurit në Amerikën e Jugut, por kjo është radha tani – për 3 ditë dhe net – për të mbushur serbatorin plot. Në kryeqytet ka radhë kudo dhe për gjithçka. Uria sjell një zemërim të veçantë.

“Kështu funksionon hiperflacioni. Këto produkte kushtojnë 50 dollarë tani, por për shkak të asaj që po ndodh me monedhën vendase, këto do të kushtojnë të paktën dyfishin muajin e ardhshëm – pra populli po paguan sot çmimet e së nesërmes.” tha Nick Paton Walsh, gazetar i CNN.

Ka radhë edhe mes të rinjve këtu, mes mbeturinave. Kjo nuk është lojë, është praktikë për vetëmbrojtje. “Vëllai im u vra në korrik nga një bandë tjetër. Gjetëm trupin në lumë. Ne mbledhim mbeturina dhe lutemi për një copë lëkure pule që ta dërgojmë në shtëpi”, thotë një banore.

Kjo është një situatë në utopinë socialiste që lë thuajse çdo stomak bosh. Të gjithë ecin, si “zombie”, përpara dhe afër vdekjes nga uria.

Login to post comments