Presidenti Donald Trump është shprehur se nuk dëshiron luftë, por paralajmëroi Iranin se do të zhduket nëse shpërthen konflikti.
Duke folur për NBC të premten, Trump tha se SHBA ishte e hapur për bisedime, por nuk do të lejonte Iranin të zhvillonte armë bërthamore.
Ai gjithashtu foli për vendimin për anulimin e sulmit në Teheran pas rrëzimit të një droni të SHBA duke shtuar se nuk sulmi do vritesh 150 iranianë.
Teherani pohoi se droni i SHBA hyri në hapësirën ajrore iraniane mëngjesin e së enjtes. Por SHBA thotë se u qëllua në hapësirën ajrore ndërkombëtare.
Tensionet janë përshkallëzuar mes dy vendeve, ndërsa SHBA kohët e fundit fajësoi Iranin për sulmet ndaj anijeve të naftës që operojnë në rajon.