“Shtatë motoçiklistë u vranë dhe tre të tjerë u plagosën si pasojë e përplasjes me një kamion që po ecte në drejtim të kundërt në New Hampshire, SHBA”, tha policia.
Autoritetet morën një telefonatë rreth orës 6:30 të mëngjesit të së premtes, në lidhje me një aksident ku ishte përfshirë një makinë dhe disa motora.
“Kamionçina, një Dodge 2500 i vitit 2016, po udhëtonte në perëndim në Route 2 ndërsa motoçiklistët po udhëtonin në lindje”, tha policia.
Ky është një nga aksidentet më të rëndë që ka ndodhur në këtë zonë.
Një grua ishte dëshmitare e ngjarjes së rëndë që ndodhi ditën e djeshme ku humbën jetën 7 persona. Miranda Thompson ishte disa makina pas aksidentit. Ajo tha për CNN se i pa motoçiklistët që ishin shtrirë kudo nëpër rrugë.
“Motoçiklistët ishin të shpërndarë në mes të rrugës. Dëgjoje ulërima ngado. Njerëzit që u gjendën aty pranë ndaluan dhe filluan të gjithë të japin ndihmën e parë me batanije, duke përdorur dhe kutinë e ndihmës së shpejtë” është shprehur ajo. /CNN/