Vetëm në qershor në SHBA janë krijuar rreth 224 mijë vende të reja pune ndërsa papunësua është ulir në 3.7%, shkruan Breitbart.com.
Numrat e qershorit vijnë pas një paraqitjeje jo shumë të mirë në maj, ku u hapën vetëm 72 miië vende punë ndërsa prilli pati rritjr me 224 mijë vende të reja pune.
Numrat e qershorit gjithashtu do të shihen si një barometër për politikën monetare të Rezervës Federale.
Muajin e kaluar, Rezerva Federale njoftoi se ishte gati për të ulur normat nëse ekonomia do vazhdonte të tregonte shenja të ngadalësimit dhe inflacioni do mbetej i ulët.
Ndërsa ekonomia ka vazhduar të rritet në tremujorin e dytë, ajo ka treguar shenja të ngadalësimit nga norma e shpejtë e rritjes prej 3.1 për qind gjatë tre muajve të parë të vitit.
Prodhimtaria ka qenë një pikë e dobët, ndërsa shpenzimet e konsumatorëve dhe tregu i punës kanë qenë të forta.
Dobësia ekonomike në të gjithë globin gjithashtu mund të peshojë në ekonominë e SHBA duke zvogëluar kërkesën për eksportet e SHBA-ve. Dhe paqartësitë rreth tregtisë mund të bëjë që bizneset të hezitojnë të investojnë dhe të punësojnë.