224 mijë vende të reja pune hapen vetëm në qershor, papunësia në SHBA shkon në 3.7%

Premte, 05 July 2019 17:57

Vetëm në qershor në SHBA janë krijuar rreth 224 mijë vende të reja pune ndërsa papunësia është ulur në 3.7%, shkruan Breitbart.com.

Shifrat e qershorit vijnë pas një paraqitjeje jo shumë të mirë në maj, ku u hapën vetëm 72 miië vende punë ndërsa prilli pati rritjr me 224 mijë vende të reja pune.

Numrat e qershorit gjithashtu do të shihen si një barometër për politikën monetare të Rezervës Federale.

Muajin e kaluar, Rezerva Federale njoftoi se ishte gati për të ulur normat nëse ekonomia do vazhdonte të tregonte shenja të ngadalësimit dhe inflacioni do mbetej i ulët.

Ndërsa ekonomia ka vazhduar të rritet në tremujorin e dytë, ajo ka treguar shenja të ngadalësimit nga norma e shpejtë e rritjes prej 3.1 për qind gjatë tre muajve të parë të vitit.

Prodhimtaria ka qenë një pikë e dobët, ndërsa shpenzimet e konsumatorëve dhe tregu i punës kanë qenë të forta.

Dobësia ekonomike në të gjithë globin gjithashtu mund të peshojë në ekonominë e SHBA duke zvogëluar kërkesën për eksportet e SHBA-ve. Dhe paqartësitë rreth tregtisë mund të bëjë që bizneset të hezitojnë të investojnë dhe të punësojnë.

Login to post comments