Trump-Macron bisedë telefonike për Iranin

Saturday, 20 July 2019 11:12

Presidenti amerikan, Donald Trump dhe homologu i tij francez, Emmanuel Macron diskutuan sot në një bisedë telefonike për situatën në Iran.

Tensionet mes SHBA-së dhe Iranit janë rritur ndjeshëm pas veprimeve të fundit. “Dy krerët kanë folur për përpjekjet që po zhvillohen për të garantuar që Irani të mos pajiset me armën bërthamore”, njoftoi Shtëpia e Bardhë në një deklaratë të shkurtër në lidhje me këtë bisedë.

Ditën e djeshme, marina amerikane shkatërroi një dron iranian në Ngushticën e Hormuzit, si përgjigje e veprimit të Iranit pak kohë më parë, që shkatërroi një dron amerikan në këtë zonë.

Tensionet mes dy vendeve kanë nisur pas tërheqjes së SHBA nga marrëveshja bërthamore. Më pas edhe Irani njoftoi daljen nga marrëveshja duke shkelur disa pika të saj.

Irani ka rritur prodhimin e uraniumit të pasuruar,  lëndë e cila ndihmon në prodhimin e armëve bërthamore.

Bashkimi Europian dhe shumë vende  të tjera i kanë bërë thirrje Iranit t’i përmbahet marrëveshjes. SHBA, nga ana tjetër, ka vendosur sanksione ndaj Iranit dhe ka paralajmëruar sanksione ndaj vendeve që mbështesin Iranin.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...