Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka kërkuar ndihmë nga Pakistani për zgjidhur konfliktin në Afganistan, duke thënë se ai mund ta fitonte luftën në një javë nëse do kishte dashur të vriste miliona njerëz dhe të fshinte gjithë vendin.
“Unë mund ta fitoja atë luftë në një javë,” tha Trump të hënën, ndërsa u takua me kryeministrin e Pakistanit Imran Khan në Shtëpinë e Bardhë. “Afganistani do të fshihej nga faqja e dheut në 10 ditë”.
“Unë nuk dua të shkoj në këtë rrugë,” shtoi presidenti, “unë nuk dua të vras 10 milionë njerëz.”
Në vend të kësaj, tha Trump, Pakistani do të ndihmojë “nxjerrjen” e SHBA nga lufta e gjatë në Afganistan, ku e futën administratat e mëparshme.
“Ne kemi qenë atje për 19 vjet dhe ne kemi vepruar si policë, jo si ushtarë,” tha Trump, duke shtuar se ai “ka tërhequr trupat amerikane nga zgjidhja e Afganistanit”.
“Kjo është më pika më e afërt që kemi qenë në një marrëveshje paqeje”, shtoi Khan, duke shpresuar që në javët e ardhshme qeveria afgane do të binte dakord të drejtonte bisedimet me talebanët.
I dërguari i paqes i SHBA në Afganistan, Zalmay Khalilzad ka zhvilluar bisedime me talebanët për disa muaj, duke arritur një “marrëveshje mbi parimet” në janar, për tërheqjen e trupave të huaja nga Afganistani, por me shumë çështje ende të pazgjidhura.
“Është e qartë që të gjitha palët duan të përfundojnë luftën,” tha Khalilzad në atë kohë.