Mjekja personale e kreut të opozitës ruse Aleksei Navalny thotë se ekziston mundësia që Navalny të jetë helmuar me lëndë kimike.
“Nuk mund të përjashtojmë që lëkura e tij të jetë ekspozuar ndaj një lënde helmuese dhe të jetë dëmtuar nga një palë e tretë me një substancë kimike të panjohur”, tha mjekja Anastassia Vassilieva pasi vizitoi zotin Navalny në spital.
Navalny po vuante një burgim 30-ditor kur u shtrua në spital mëngjesin e së dielës, pas asaj që autoritetet e përshkruan si një “reagim të rëndë alergjik”. Ai tashmë ka dalë nga spitali dhe është kthyer në burg.
Një zëdhënëse e Navalny-it tha se udhëheqësi i opozitës, një kundërshtar i rreptë i Kremlinit, erdhi në spital me “ënjtje të rënda të fytyrës dhe skuqje të lëkurës”. Ajo tha se Navalny nuk kishte patur “kurrë më parë ndonjë një reaksion alergjik.”
Të hënën, një përfaqësues i spitalit ku po trajtohej zoti Navalny u tha agjencive perëndimore të lajmeve se ai është në “gjendje të kënaqshme”.