Sulm në Nigeri, vriten 65 persona

Hënë, 29 July 2019 21:51

Të paktën 65 persona u vranë në një sulm që dyshohet se u krye nga militantët e Boko Haram, teksa ktheheshin nga një funeral në rajonin verilindor të Bornos.

Askush nuk e ka marrë përsipër sulmin, një nga më vdekjeprurësit gjatë viteve të fundit, megjithatë në zonë veprojnë rëndom Boko Haram e ISWA.

Kryetari i qeverisë lokale, Mohammed Bulama, u citua të thoshte në televizion se sulmuesit vranë 21 vetë që u kthyen nga funerali në një fshat në Nganzai të shtunën dhe 44 të tjerë, kur aya u përpoqën të rigrupohen për t’u mbrojtur, raporton ‘Reuters’.

Shteti Borno është epiqendra e sulmeve dhe veprimtarisë së Boko Haram dhe ISWA. Një javë më parë, disa komunitete u përballën me militantët e Boko Haram dhe thuhet se vranë 11 prej tyre.

Login to post comments