Një tjetër lëkundje e fuqishme toke është ndjerë sot në shtetin fqinj, Greqi.
Këtë herë herë epiqendra është larguar nga kryeqyteti dhe është në zhvendosur në ishuj.
Sipas të dhënave sizmiologjike nga Instituti i Gjeodezisë, tërmeti ka qenë 4.8 ballë i shkallës Rihter, me epiqendër ishullin Karpathos.
Lëkundjet sizmike u regjistruan 71 kilometra në pjesën lindore të ishullit në një thellësi prej 5 kilometra nën tokë.
Për vizitë në ishullin Karpathos ndodhet Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis, i cili ndodhet aty që prej ditës së djeshme dhe do të qëndrojë deri ditën e hënë.
Ndërkohë nuk raportohet për dëme materiale dhe as për të lënduar në njerëz.
© SYRI.net