Protestat në Rusi, ndalohet aktivistja opozitare ruse

Diel, 04 August 2019 14:08

Aktivistja opozitare ruse Lyubov Sobol, është ndaluar nga autoritetet ruse në Moskë, para mbajtjes së protestës për zgjedhje të lira. Lyubov Sobol, e cila ishte në grevë uri, është ndaluar gjatë rrugës për në protestë nga policia.

Moska është përballur me protesta që kur autoritetet në korrik kanë ndaluar disa kandidatë opozitarë për të garuar në zgjedhjet e shtatorit.

Rreth 1,400 protestues janë ndaluar nga policia gjatë përplasjeve të dhunshme më 27 korrik. Aktivistët e opozitës – Aleksei Navalny, Leonid Volkov, Lyubov Sobol dhe Ilya Yashin – kanë thirrur protesta për të shprehur pakënaqësinë publike për këtë.

Modifikuar më Hënë, 05 August 2019 10:29
Login to post comments