Një notar është sulmuar nga një krokodil në një ujëvarë popullore në Australi. Incidenti ndodhi sot në Wangi Falls, gjë që detyroi mirëmbajtësit që të mbyllnin pishinën derisa të largonin zvarranikun.
“Për fat të keq, një krokodil ka sulmuar dikë në ujëvarën Wangi këtë mesditë. Për cështje sigurie, pishina do të mbyllet”, njoftoi stafi i NT Parks.
Nuk dihet gjendja shëndetësore e notarit, por kjo nuk është hera e parë që sulmohen njerëz në ujëvara. Më 10 korrik ndodhi një ngjarje e ngjashme në Cascaes dhe Buley.