Kandidati për president në SHBA, Bernie Sanders, e ka ndërprerë përkohësisht fushatën e tij elektorale.
Shkak për këtë është bërë një ndërhyrje në zemër pas disa shqetësimeve që Sanders ka pasur ditë e fundit teksa fliste para mbështetësve të tij.
Pas kontrolleve mjekësore, u zbulua se Sanders kishte një arterie të bllokuar dhe i është nënshtruar ndërhyrjes duke vendosur dy unaza.
Më tej ai shtoi se ndërhyrja kishte dalë me sukses dhe se Sanders do kthehej sapo të përmirësohej.