Hong Kong do ndalojë përdorimin e maskave gjatë protestave

E Enjte, 03 October 2019 15:20

Qeveria e Hong Kongut do të njoftojë vendosjen e një ndalimi për mbajtjen e maskave në fytyrë gjatë tubimeve publike, raportojnë media lokale.

Zyrtarët planifikojnë të përdorin legjislacionin e urgjencës që daton nga epoka koloniale për të aplikuar masën, me qëllim shuarjen e protestave antiqeveritare.

Legjislacioni, i quajtur Urdhëresa e Rregulloreve të Urgjencës, nuk është përdorur për mbi 50 vjet.

Protestat në Hong Kong filluan në qershor, të nxitura nga propozimet për ekstradimin e kriminelëve të dyshuar në territorin e Kinës.

Kritikët thanë se kjo do dëmtonte pavarësinë gjyqësore të qytetit.

Ndalimi i vendosjes së maskës pritet të shpallet të premten pas një mbledhje të Këshillit Ekzekutiv, ku mund të miratohen ligje emergjente, njoftoi media lokale TVB.

Ligjet do t'i jepnin të drejtën liderit të Hong Kongut, Carrie Lam, të bëjë çdo rregullore që ai mund ta konsiderojë të përshtatshme për interesin publik në rast të emergjencës ose rrezikut publik.

Login to post comments